Iku koha e William Levy, tani vëmendjen e merr i biri

Christopher Levy, djali aktorit të njohur William Levy, është një bukurosh që, jo më pak se i ati, ka nisur të çmendë të gjithë bashkëmoshataret e tij në rrjetet sociale. Jo vetëm sepse i ka shfaqur herët tiparet identike të të atit, por di t’i çmendë vajzat edhe me fotot artistike që poston nga profili i tij.

Christopher ka një profil mjaft aktiv në Instagram, edhe pse është vetëm 12 vjeç. Është shpesheherë i shqëruar nga prindërit, nga e motra, Kailey Levy, por ka edhe shumë foto nga aktivitetet sportive.

Prej vitesh, Christopher merret me sport dhe një prej pasioneve të tij më të mëdha është bejsbolli. Fotot me hashtagun 19 janë të njohura në profilin e tij.

Pikërisht numri që mban në fanelën sportive i ka ngatërruar disa prej fanseve të tij të para. Pas një fotoje që nëna e tij, aktorja Elizabeth Gutierres, ka postuar në profilin e saj, fansat kanë nisur të shkruajnë se “19-vjeçari” është një bukurosh i vërtetë që i ngjan shumë të atit.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Elizabeth, ndërsa ka komentuar se i biri nuk është akoma 19. Ky numër është ai i fanelës së tij në bejsboll.

Komentet kanë vijuar edhe më tutje me aludime për moshën e 12-vjeçarit. Tiparet e theksuara dhe sytë e mëdhenj kanë gënjyer një pjesë të mirë të ndjekësve. Me siguri, shumë do të donin që Christopher të kishte edhe disa vite më shumë.

Por, qetësohuni vajza! Të atit nuk i ka humbur ende shkëlqimi.

My Simba ? @christopherlevy #lionking

A post shared by William Levy (@willevy) on

Share With:
Translate »
1349 Views