Iku nga burri i dhunshëm tek prindërit, por e ëma nuk e pranoi: Ti hajde, por fëmijët çoja në shtëpi atij…

“Historia ime” në Tv Klan, ditën e sotme solli historinë e vështirë e një 36-vjeçareje nga Librazhdi. Violeta Hysa është martuar në moshën 28-vjeçare me mblesëri dhe fryt i asaj martese ishin 3 fëmijë. Marrëdhënia me bashkëshortin nuk ishte aspak e mirë, sepse ai e keqtrajtonte atë, por edhe fëmijët.

Kur djali i vogël, që sot nuk jeton më, ishte dy javësh, ajo vendosi që të largohej nga shtëpia së bashku me 3 fëmijët. Shkoi tek familja e prindërve, por edhe aty dera iu mbyll sepse mamaja e saj nuk i pranoi nipin dhe mbesat nga frika e mentalitetit. Violeta mbeti mes katër rrugëve, së bashku me fëmijët e mitur dhe këtu filloi dhe një tjetër periudhë e vështirë për të.

Mirela Milori: Pate një martesë të parë me 3 fëmijë. Si u njohe, sa vjeçe ishe?

Violeta Hysa: Isha 18 vjeç dhe u njoha me shkuesi. U martova me të. Solla në jetë vajzën e madhe, edhe pse kishim keqtrajtime dhe dhunë në familje. Në 2004 solla në jetë vajzën e dytë. Prap e njëjta histori. Në 2005 më erdhi në jetë djali, që sot nuk jeton më. Kur djali ishte 2 javësh, nga keqtrajtimet e atij vendosa të largohem, se ushtronte dhunë mbi fëmijët, mbi mua.

Mirela Milori: Sa vjet vazhdoi martesa në total?

Violeta Hysa: Deri nga mesi i 2005-s.

Mirela Milori: Vendose të largohesh?

Violeta Hysa: Të largohem nga ai, se ishte i dhunshëm ndaj fëmijëve dhe ndaj meje. Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj fëmijëve.

Mirela Milori: Ty të dhunonte fizikisht?

Violeta Hysa: Mua po, por ishte më shumë problemi tek fëmijët se ishin shumë të vegjël.

Mirela Milori: Vendose të ndahesh, por jo të divorcohesh me letra?

Violeta Hysa: Jo me letra jam divorcuar në 2017.

Mirela Milori: Mbas 12 vjetësh pasi ti ike?

Violeta Hysa: Po ngaqë s’kishim.

Mirela Milori: E mbyll këtë martesë dhe pastaj merr fëmijët dhe shkon tek prindërit?

Violeta Hysa: Vajta tek prindërit, por normal ngaqë njerëzit në vende të vogla flasin. Babi nuk ndodhej në shtëpi në ato momente, por mami im më tha që me gjithë fëmijët s’mundem. Merri fëmijët dhe çoja në shtëpi atij dhe ti hajde. Po nuk e pranova këtë dhe erdha në Tiranë.

Mirela Milori: Pra nuk të pranuan me gjithë fëmijët, të thanë lër fëmijët tek ish-burri. Ti nuk e pranove këtë?

Violeta Hysa: Nuk e pranova erdha në Tiranë me gjithë fëmijët, mbeta mes katër rrugëve.

Share With:



204 Views