Ilaci që mund të shpëtojë jetën e nënave të reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se ilaçi i njohur si carbetocin ndihmon gratë pas lindjes të menaxhojnë gjakderdhjen që shpesh rezulton me pasoja për disa prej tyre.

Rreth 70 mijë femra humbin jetën çdo vit si pasojë e gjakderdhjes së madhe pas lindjes duke vënë në rrezik dhe jetën  e fëmijës në muajin e parë të lindjes. OBSH sugjeron përdorimin e injeksionit oksitoksinë për të gjitha femrat të cilat lindin në mënyrë natyrale.

Ilaci rekomandohet të mbahet nga 2 deri në 8 gradë nga momenti i prodhimit deri në momentin e përdorimit ndërkaq OBSH shprehet se ky rekomandim nuk vlen për vendet me zhvillim të ulët.

Dr. Metin Gulmezoglu ndër të tjera shtoi se: “Ilaci do të shpëtojë jetët mijëra nënave në vendet me të ardhura të ulta, aty ku ndodhin më shumë vdekjeˮ

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se: “Kjo është një shenjë mjaft premtuese që mund të ndikojë për mirë në jetët e nënave dhe fëmijëve .”

Share With:
Translate »
661 Views