Ilda Bejleri më në fund konfirmon shtatzëninë se plasën portalet
Ilda Bejleri ka pohuar për herë të parë lajmet se është shtatzënë, lajme që prej disa javësh po qarkullojnë në media. Së fundmi në emisionin “Shqipëria live” u raportua se lajmi i shtatzënisë së saj ishte ndër 5 më të klikuarit e muajit në vendin tonë. Moderatorja ka ripostuar në profilin e saj lajmin e shpërndarë nga një “Fan page” e ku shkruhet: “5 më të klikuarat e muajit maj. Plasën, plasën”.

Urimet nga ndjekësit nuk kanë munguar e sidomos pas fotos që ajo postoi ku theksonte se po pinte “Rose Lemonade”, e jo ndonjë gotë alkool që është i ndaluar gjatë shtatzënisë.