Kamarjerja heroinë shpëton në mënyrën më të pabesueshme 11-vjeçarin nga njerku dhunues!

Ka ndodhur shpesh në vendet e zhvilluara si SHBA që në një ambient publik, qytetarët të zbulojnë se dikush, njëri prej tyre në fakt është një person që po përjeton dhunë në familje. Një histori e tillë e pazakontë është treguar së fundmi nga CNN ku një punonjëse e një restoranti ka zbuluar se si një fëmijë dhunohej nga njerku i tij. Djali 11-vjeçar dhe familja e tij ishin në restorantin “Ms.Potato” në Orlando më 1 janar 2021, kur Flaviane Carvalho vuri re se ai ishte ulur i veçuar nga prindërit dhe motra e tij, nuk po hante ushqimin dhe kishte të nxira dhe gërvishtje ne trup dhe fytyrë.

Carvalho qëndroi pas prindërve të djalit dhe shkruajti një letër duke e pyetur djalin nëse ishte mirë. Kur fëmija tundi kokën duke thënë jo, ajo shkroi një shënim të dytë ku pyeti: “A ke nevojë për ndihmë”. Pasi djali tundi kokën duke thënë po, Carvalho thirri shefin e saj dhe më pas njoftuan policinë. Pasi policia mbërriti dhe mori në pyetje fëmijën, njerku i tij Timothy Lee Wilson, 36 vjeç u arrestua në restorant dhe nëna e djalit, Kristen Swann, u dërgua në paraburgim disa ditë më vonë.

Hetimi zbuloi se djali mbahej larg familjes së tij nga njerku në një dhomë hoteli, i mohoheshin e ngrëna dhe e pira dhe se i nënshtrohej ushtrimeve të stilit ushtarak dhe abuzimeve të tjera. Autori rrezikon burg dhe vendimi ndaj tij do të jepet më 19 gusht 2022. Djali u dërgua në një spital ku u zbulua se ishte 20 kilogramë nënpeshë për moshën e tij, gjithashtu kishte të nxira në pjesë të ndryshme në të gjithë trupin e tij.

Prokurorët thanë se djali ishte varur me kokë poshtë në një derë dhe në një rast tjetër ishte lidhur me pranga në një karrocë kukullash. Një nga punonjëset e policisë tha se:

Ajo që ky fëmijë kishte kaluar, ishte torturë. Unë jam nënë dhe të shoh se çfarë ka kaluar ai 11-vjeçar… të trondit shpirtin.

Share With:
Translate »
119 Views