Ilnisa Agolli publikon foton e rrallë me të bijën

Pas përfundimit të aventurës së saj në “BBV3”, Ilnisa Agolli është rikthyer në jetën e përditshme me përkushtim të plotë ndaj të bijës Anaisit. Megjithatë, ndryshe nga koha kur ishte brenda shtëpisë, Ilnisa ka zgjedhur të ruajë një profil më të ulët në rrjetet sociale, duke mos postuar shpesh foto ose video me vajzën e saj. Kjo ndoshta për të ruajtur privatësinë dhe për t’i dhënë vajzës një mjedis sa më të qetë dhe të shëndetshëm

Por, ditën e sotme ndjekësit e Ilnisës u befasuan kur panë një postim të veçantë nga ajo. Ilnisa ndau një foto të ëmbël me ndjekësit, ku shfaqet pranë vajzës së saj Anais. Në foto, Anais duket e qeshur dhe e lumtur në krahët e nënës së saj.

Share With:
Translate »
51 Views