Ilva Tare, direkt në formë pas lindjes së fëmijës së dytë

Xhinse, çizme, një bluzë e një pallto, një veshje casual për Ilva Taren paraditen e djeshme, teksa njoftonte programin e saj të mbrëmjes.

Duket një vajzë e vogël nën ato rroba, por çudia më e madhe është që ajo vajzë e vogël ka lindur për herë të dytë vetëm një muaj e pak më parë, në shtator.

Gazetarja është rikthyer shumë shpejt në transmetim, ndërkohë që e mbylli shtatzëninë në studio, por një foto kaq të qartë të linjave të saj trupore, pas lindjes së djalit, Thomas, nuk e kishim parë.

Dhe ja ku është pa asnjë gjurmë shtatzënie e pa asnjë kile të tepërt. Thomasi është sjellë shumë mirë me mamin, duke mos e shqetësuar sa ishte në bark e duke mos i lënë asnjë gjurmë të dukshme pas lindjes së tij.

Këtë mund ta themi me bindje tani, kur nuk na pengon të shohim trupin e Ilvës, tryeza e studios. /Revista Class

Share With:
Translate »
548 Views