Na bëri krenarë në “X Factor Greece”, shqiptarja thotë me zë të lartë origjinën dhe shkëlqen në skenë

Vitet e fundit, emri i Shqipërisë është lakuar me krenari nëpër gjithë botën nga artistë të shumtë, të cilët kanë arritur suksesin në skena ndërkombëtare. Këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe Jody Lulati, 17-vjeçarja nga Greqia. Ajo ka konkurruar në programin muzikor “X Factor Greece 2019” dhe fitoi zemrat e publikut dhe jurisë me anë të performancës së saj. Jody u prezantua me këngën “You know i’m no good” nga Amy Winehouse. Pas përfundimit të performancës artistja zbuloi gjithashtu se ishte shqiptare. Ajo u largua nga skena me katër “PO” dhe me shumë duartrokitje, duke na bërë të gjithë të ndihemi shumë krenarë për të.

Share With:
Translate »
653 Views