Ilva Tare rrëfen emocionet e mëmësisë: “Pas lindjes së fëmijëve ka ndryshuar gjithçka”

Ky sezon i ri, e gjeti Ilva Taren në një shtëpi të re televizive! Pasi i qëndroi besnike për 8 vite me rradhë televizionit “Ora News”, Ilva Tare vendosi t’i përgjigjet pozitivisht ofertës për të mbajtur postin e Drejtoreshës së Informacionit në “Euronews Albania”. Në një intervistë për “Revista Class”, Ilva tregoi se nuk do t’i mungojë ekranit dhe se do të shfaqet me një emision të përditshëm.

“Sigurisht që do të jem në atë ekran, me një format të përditshëm me ngjarjet  kryesore dhe analizë të thelluar. Më pret shumë punë, që mezi pres ta ndaj me publikun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarë. Për mua është frymëzues fakti që për herë të parë shqiptarët do të jenë pjesë e tregut mediatik ndërkombëtar përmes Euronews Albania.”- tha Ilva Tare.

Intervistës nuk mund t’i mungonin edhe pyetjet për dy vogëlushët e saj Melodi dhe Thomas. Gazetarja shprehet se pas lindjes së tyre, ka ndryshuar gjithçka.

“Ndryshon çdo gjë, por sidomos mënyra si e sheh jetën. Përgjegjësia për ta është aq e madhe sa bëhesh e kujdesshme për çdo gjë që më parë as e mendoje dy herë. Fëmijët nuk rriten vetëm me libra. Se di a bëj gabime, ndoshta, por në këtë pikë Eduardi ka qenë një ndihmë e madhe.” – theksoi Ilva Tare për “Revista Class”.

Gazetarja Ilva Tare tregoi se emri Melody i vajzës ishte zgjedhje e saj, ndërsa Thomas i bashkëshortit.

View this post on Instagram

Pure love👭

A post shared by Ilva Tare (@ilva_tare) on

Share With:
Translate »
659 Views