“Imuniteti jonë është përmirësuar”, mjeku epidemiolog flet për Covid-in

Situata pandemike në vend vazhdon të jetë e luhatur, rezultatet e publikuara tregojnë se kemi te bëjmë me një numër të konsiderueshëm te infektuarish. E ndërsa ministria e Shëndetësisë vazhdon të bëjë thirrje për të kryer vaksinimin anti-Covid, doktori Ilir Alimehmeti foli në emisionin “Rudina” në Tv Klan për situatën pandemike në vend.

Ai është shprehur se edhe pse Covid-19 tashmë duket se po e humbet fuqinë e tij dhe kalohet me dy a tre ditë, njerëzit duhet të vazhdojnë të kenë kujdes.

Rudina Magjistari: Aktualisht që flasim si është situata?

Ilir Alimehmeti: Situatën e kemi qartësisht në rënie. Ka më shumë  se një muaj, një muaj e gjysmë që kemi arritur atë majën. Spitalet nuk paraqitën asnjëherë një problematik të shtruar në korrik dhe Gusht në krahasim me valët e mëparshme, pra Korriku qendroi diku te 30 të shtruar, Gushti qendroi diku te 16-15, po shikojmë që edhe shtatori po qëndron kështu.

Rudina Magjistari: Tani edhe mutacionet  duket sikur kanë ndryshuar dhe ne jemi më të fuqishëm për ti përballuar apo jo?

Ilir Alimehmeti: Omicroni ndryshoi historinë, që prej 10 muajsh nuk kemi variante të tjera, janë nënvariante të Omicroni-it, që është lajm i mirë. Imuniteti natyror është rritur, një digë goxha e madhe, ndryshe nga problemi energjetik këtu kemi një digë të madhe nga imuniteti natyror, se  e kemi kaluar Covid-in të gjithë më shumë se një herë.

Share With:
Translate »
203 Views