Kontakti i afërt i nënës dhe foshnjës së sapolindur, krijimi i lidhjes shpirtërore

Të paktën 40 përqind të nënave plotësisht normale iu duhet më shumë se një javë dhe ndonjëherë muaj- për të krijuar lidhjen shpirtërore me foshnjën e tyre.

Kur ekziston një lidhje e fortë mids jush dhe foshnjës ajo ndihet e sigurt dhe e qetë dhe kjo i jep një bazë të fuqishme për të ndërtuar marrëdhënie shoqërore me të tjerët në të ardhmën si dhe e ndihmon të mësojë që t’u besojë njerëzve të tjerë, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Nga ana tjetër, kjo ju bën edhe juve të ndiheni mirë me veten si prind.

Është një ndjenjë e mrekullueshme kur e dini se foshnja juaj do të ndihet e sigurt me juve.

Sigurisht që kujdesi për foshnjën kërkon shumë nga ju dhe ndonjëherë mund të bëhet shumë e vështirë. Ju si prind mund të bëni shumë për të ndihmuar në procesin e krijimit të lidhjeve shpirtërore me fëmijën.

Dashuria fizike luan gjithashtu një rol të madh në zhvillim shoqëror dhe emocional të fëmijës.

S’ka gjë që i pëlqen më shumë sesa një përqafim nga ju apo nga ndonjë person tjetër i njohur.

Për foshnjën, shtrëngimi me butësi dhe ëmbëlsi në krahët e një të rrituri që e do është diçka shumë e veçantë.

Afërsia, ngrohtësia, kontakti trupor, që janë të gjitha pjesë e një përqafimi të dashur e shton mjaft kënaqësinë dhe besimin e saj.

Share With:
Translate »
33 Views