Infeksionet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme rrisin rrezikun e infertilitetit

Ekzistojnë shkaqe të ndryshme që mund të ndikojnë fertilitetin te meshkujt dhe femrat. Disa prej tyre kanë natyrë fiziologjike (si psh.mosha),janë të shumta pastaj patologjite e sistemit riprodhues si sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe infeksionet periodike. Faktorë të tjerë janë të lidhur drejtpërdrejtë me stilin e jetesës si: duhanpirja , alkooli, mbipesha, qëndrimi ulur (jeta sedentare), ekspozimi ndaj ndotjes mjedisore dhe substancave toksike. Një nga ndikuesit e drejtpërdrejtë janë dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. 
Mbrojtja nga infeksionet seksualisht të transmetueshme
Për shëndetin riprodhues kanë një rëndësi të vecantë infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST) të cilat në rast të mungesës së kurimit sjellin pasoja të rënda për organet e përfshira në seksualitetin dhe riprodhimin.
Këshillat lidhur me këtë: 
-mbrojtja e raporteve seksuale(vaginale,anale) duke përdorur nga fillimi i raportit deri në fund prezervativin mashkullor ose femëror; 
-përpara se të vendosni të mos përdorni me prezervativin së bashku me partnerin/en, duhet t’u drejtoheni qëndrave të specializuara për të kryer testet për sifiliz, chlamydia, gonorrea, hepatiti e HIV;
-asnjëherë mos neglizhoni dhimbjet e vazhdueshme të legenit, irritimet apo sekrecionet me erë të keqe, nëse je femër, kryeni rregullisht PAP-testin; 
-nëse mjeku ju jep një kurë,ndiqeni me rigorozitet; 
-informohuni për vaksinën HPV,i projektuar për të mbrojtur femrat dhe meshkujt nga fillimi i konvulsioneve; 
-nëse po planifikoni të këni një fëmijë, mbrojeni nga SST, konsultohuni me një mek gjinekolog t’ ju informojë për gjerat e domosdoshme; 
-HIV dhe SST nuk prekin një target njerezish, mund të infektohet kushdo që sillet në mënyrë të rrezikshme; 
-shmangni raportet seksuale nën efektin e pijeve alkolike ose substancave të cilat ulin nivelin e vëmëndjes; 
-nëse keni pasur raport seksual,edhe pse nuk shfaqni ndonjë simptome, duhet të kryeni te gjitha testet e nevojshme për SST.

Share With:
Translate »
922 Views