Çfarë përjetojnë fëmijët kur shohin prindërit e dehur?

Në raste gëzimesh e festash familjare të gjithëve i lejohet alkooli se pa të dollitë s’do të kishin kuptim. Të pirit alkool në mënyrë të moderuar sigurisht vjen me përfitime për organizmin, por rreziku vjen në momentin kur nuk e kupton që po e tepron ! Të paktën këtë gjë duhet ta shmangni kur të pranishëm janë dhe fëmijët pasi kjo gjendje u shkakton atyre ankth dhe frikë. Por flasim kur prindërit dehen  në sy të fëmijëve dhe si e përjetojnë këta të fundit këtë gjë. 
Sipas një studimi të ri nga Institute of Alcohol Studies në Mbretërinë e Bashkuar doli në përfundimin se fëmijët shqetësohen shumë më shumë nga se mendohet kur shohin prindërit në gjendje të dehur.  Nga fëmijët e anketuar, 30% thanë se ndiheshin të turpëruar dhe 62 % ishin të shqetësuar. Tetë përqind thanë se prindërit e tyre ishin të paparashikueshëm dhe kjo ngjallte frike tek ata. LIVING

Share With:
Translate »
658 Views