Ingrit Gjoni na prezanton me babain e Paridit
Ingriti shpeshherë në rrjetet sociale ka hedhur foto të ndryshme me djalin e saj, por ka qenë më e rezervuar për partnerin. Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg syve kureshtarë të publikut, por sot vendosi ta thyejë heshtjen dhe të mbyllë gojët e liga. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të vogëlushit me të atin dhe shkruan: “Pidi me babin!” Dhe fytyra e lumtur e Paridit flet më shumë se një mijë fjalë, ndërsa i ati po e puth teksa darkojnë sëbashku.