Ndërron jetë “e ëma e Gjinos” Hajrie Rondo

Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë para pak minutash në moshën 66 vjeçare në Himarë. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. Aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga Erion Veliaj ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme. “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë. “Shiheni jetën me ngjyra”. Këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve. Ajo numëron një sërë rolesh në teatër dhe kinematografi, ku më i spikaturi është ai i Tanës, në “Përrallë nga e kaluara”

Share With:
Translate »
1623 Views