Inis Gjoni tregon sakrificat që bën ajo si nënë

Inis Gjoni e ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan “Rudina”, veç projekteve dhe profesionit të saj si regjisore foli gjithashtu edhe për mëmësinë dhe marrëdhënien që ka me vajzën e saj. Ndonëse  Coco Antonel i pëlqen bota e artit, Inisi theksoi se gjëja e fundit që do të bëjë është të drejtojë pasionet e vajzës ndaj ajo e lë të lirë të zgjedhë vetë.  “Shpeshherë ndodh që aktorët të marrin fëmijët në prova pasi ndodh që i marrin nga shkolla dhe s’kanë kohë t’i çojnë në shtëpi. Por, unë nuk e kam bërë këtë me Coconë, por në momentet e fundit të shfaqes është gjithmonë prezente. I pëlqen të kërcejë gjatë gjithë kohës. Unë po mundohem të mos e drejtoj, por shikoj që i pëlqen bota e artit. Ne vishemi shpesh njëlloj me njëra-tjetrën. Unë e kam tepruar me vëmendjen me Coco që në momentin që ka lindur. Në mënyrë instiktive mua m’u ndez një buton dhe mendoja vetëm për të dhe asgjë tjetër. Por kam kuptuar që kjo ka qenë sjellja që kanë patur edhe prindërit e mi me mua. Unë kam refuzuar punë të ndryshme vetëm për t’i qëndruar pranë vajzës”, tha Gjoni.

Share With:
Translate »
1052 Views