Një baba ideal si Robert Berisha, më shumë me fat është Nora apo Renée
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë kur flitet për jetën e tyre në çift ka mjaft interes.
Por një tjetër anëtare e familjes së tyre ua ka marrë tashmë gjithë vëmendjen çiftit. Renee, dashuria më e madhe e Roberit dhe Norës është bërë mjaft e famshme nga prindërit e saj.
Renushi ka një ngjashmëri të madhe me babain e saj, dhe ajo duket se është pika e dobët e Robertit.
Sot në fakt përmes një video të postuar në Instastory, Roberti ka treguar se po gatuan pasta për të voglën e tij.
Këngëtari pa dyshim është një baba i përkushtuar, por me siguri edhe një bashkëshort i mirë.