Injektimi i epiduralit gjatë lindjes nuk sjell efekte anësore në aspektin zhvillimor të fëmijës suaj

Administrimi i një epidurali është një nga veprimet e duhura që mund të ndërmerrni për të parandaluar dhimbjen gjatë lindjes me prerje cezariane.

Epiduralët janë një medikament i injektuar në hapësirën epidurale rreth palcës kurrizore shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Qëllimi i tij është të ndalojë dhimbjet në atë zonë gjatë lindjes me prerje cezariane.

Është e zakonshme që pas lindjes të keni disa efekte anësore, duke përfshirë temperaturë, dhimbje koke, presion të ulët të gjakut dhe rrahje të ulëta të zemrës së fetusit.

Së fundmi, një studim i ri i publikuar javë më parë thekson se, përdorimi i një epidural gjatë lindjes nuk ndërlidhet me çështje neurozhvillimore për fëmijën tuaj.

Rezultatet argumentuan se epiduralet janë të sigurta si për nënën ashtu edhe për foshnjën gjatë lindjes.

Sigurisht, çdo grua duhet të bëjë atë që është e drejtë për trupin dhe fëmijën e saj kur lind. Megjithatë, ky studim sugjeron se shqetësimet mbi zhvillimin neurologjik janë shumë të ulëta.

Share With:
Translate »
185 Views