Mungesa e mitrës nuk e pengon gruan e re të lindë fëmijë. Bëhet me 2 vogëlushë pas transplantit

Kur ishte vetëm 14 vjeçe, Jennifer Dingle u diagnostikua me sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), një çrregullim që nënkuptonte se ajo kishte lindur pa mitër dhe për këtë arsye, nuk mund të lindte kurrë një fëmijë.

Megjithatë, ajo ka vazhduar të bëjë histori, duke sjellë në jetë dy foshnja pas një trajtimi novator të transplantit të mitrës.

Mamaja që qëndron në shtëpi nga Dallas, Teksas, mësoi për gjendjen e saj kur ishte adoleshente, duke vizituar mjekun pasi menstruacionet nuk i vinin në të njëjtën kohë me miqtë e saj.

Jennifer, 33 vjeç, tha: “Bëra një ekzaminim dhe ata nuk mund të shihnin qafën e mitrës, kështu që u dërgova te një specialist. Ata konfirmuan që nuk kisha qafën e mitrës, por që kisha vezore. Pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan se nuk kisha mitër dhe u diagnostikova me MRKH.

“Më thanë se nuk do të mund të lindja kurrë fëmijën tim dhe nëse do të doja të kisha fëmijët e mi biologjikë, do të ishte me një nënë zëvendësuese.

Ishte e vështirë. Çdo vajzë e vogël e ka ëndrrën për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë.’

Pavarësisht nga diagnoza shkatërruese, Jennifer qëndroi pozitive, pasi njohu bashkëshortin Jason, 34 vjeç, në 2011.

Me karrierën e ngarkuar ushtarake të Jason-it – dhe çifti që lëvizte nëpër botë ku ai ishte vendosur – planet e çiftit për fëmijët u pezulluan, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga shpresa.

Jennifer tha: “Jason ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht mbështetës për gjendjen time, i thashë që në fillim. Ai më tha të mos shqetësohesha dhe se ne do të bëheshim prindër sido që të jetë”.

Më pas, në vitin 2016 ndërsa ata ishin të stacionuar në Itali, Jennifer mori një telefonatë emocionuese nga nëna e saj që do të përfundonte duke ndryshuar trajektoren e jetës së tyre.

Ajo kishte dëgjuar për transplantet e mitrës gjatë një kontrolli gjinekologu, por iu tha se “do të ishte shumë e rrezikshme”.

Kur mamaja e Jennifer-it i telefonoi duke thënë se kishte dëgjuar se po kryheshin prova, ajo ishte e vendosur të merrte hapin.

Share With:
Translate »
148 Views