Inter-Bayern në “San Siro”, vogëlushi shqiptar bën shqiponjën gjatë himnit të Champions League

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin “San Siro” të Milanit u luajt ndeshja Inter- Bayern Munich, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të bavarezëve, shqiptarëve iu tërhoqi vëmendjen diçka tjetër në stadium.

Gjatë kohës që në stadium po këndohej himni i Champions League, një djalë i vogël që shoqëronte futbollistët ka bërë shqiponjën me dy duar. I vogli me origjinë nga Shqipëria në momentin që kamera ka fokusuar vogëlushët të gjithë me radhë, ka bërë me duar shqiponjën për të treguar me krenari origjinën e tij.

Share With:
Translate »
90 Views