“Interpoli më la në jetimoren serbe, prindërit nuk dinin a isha gjallë”, Miss Kosova rrëfen historinë rrënqethëse

Miss Kosova, Shkurtesa Sejdiu e cila njihet si Tuti, ka rrëfyer një pjesë të historisë së saj rrënqethëse.

Në moshën 13-vjeçare ajo u përdhunua dhe u trafikua në Serbi. Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, Tuti Sejdiu tregon se prindërit nuk e dinin nëse ajo ishte gjallë, ndërsa atë e gjeti në Serbi, Interpoli.

Ester Bylyku: Të trafikuan në moshën 13-vjeçare dhe të shpëtoi Interpoli në Serbi. Si të gjetën prindërit e tu?

Tuti Sejdiu: Familja ime në bashkëpunim me Policinë kanë ardh në Serbi, në jetimore dhe më gjetën. Ka qenë shumë e vështirë, por momenti më i lumtur i jetës sime ka qenë kur në orën 7 të mëngjesit vjen një fëmijë aty dhe më thotë në serbisht ‘kanë ardh mami, babi..’

Nuk e kuptova mirë çfarë më tha. Kur kam zbrit poshtë, kam pa mamin dhe babin që nisën të qanin shumë dhe nuk e besonin që unë jam gjallë. Se ata s’e dinin nëse jam gjallë apo mirë, derisa Interpoli ka dhënë lajm familje sime se unë jam mirë dhe jam në duar të sigurta.

Share With:
Translate »
171 Views