Intervista e fundit/ Fabrizio Frizzi: Luftoj me sëmundjen, të shoh vajzën time të rritet

Dy muaj më parë Frizzi, prezantuesi i famshëm italian, i cili u nda sot, nga dha një interviste për  “Corriere” me rastin e 60 vjetorit të tij, të cilin e festoi në 5 shkurt. Kjo ishte edhe intervista e tij e fundit, të cilën Dritare.net e sjell të plote.

Si ishte për ju ky 60 vjetor?

Deri në 23 tetorin e vitit të kaluar ditën kur u godita nga ishemia, e mendoja 60 vjetorin tim, si një moshë ideale, kur unë tashmë isha i pjekur dhe në gjendje për të marrë çdo vendim,  moshë ku mund të ndihesh ende i freskët dhe i ri.

Por pas datës 23, ky vizion ndryshoi. Në këtë moshë është momenti kur ti bën vlerësimet se cilat janë gjërat që vlejnë vërtetë në jetë. Po mund të them që jeta është një udhëtim që unë dua të vijoj ta bëj, madje shpresoj shumë të rimarr forcat dhe t’ia dal edhe pse i kam këmbët pak të lodhura.

Mund të themi që kjo sëmundje ishte si pasojë e stresit të shumtë që vjen nga një punë me shumë adrenalinë?

Jo, kjo është një gjë që e përjashtoj. Është e vërtetë që me punën që bëjmë nëse bën një gabim del jashtë loje, por gjithsesi ajo është shumë zbavitëse. Unë megjithatë kam  bërë një jetë të shëndetshme dhe mendoj që duhet të bëjmë kujdes, pasi me kalimin e viteve trupi nuk është më i njëjti, madje ai na dërgon edhe sinjale që mesa duket unë nuk i kam kuptuar, por tani duhet të jem i kujdesshëm për gruan dhe vajzën time.

Mund të flasim për atë ditë, çfare ndodhi, ndihma që ju dha gjatë transmetimit live.

“Nga siguria ime e zakonshme, u rrëzova në një humnerë, por për fat të mirë isha në një studio televizive! Autorët, gjithmonë janë shumë të kujdesshëm për të monitoruar në çdo detaj, vunë re më përpara se çfarë po ndodhte me mua. Nëse do të kishte ndodhur me mua në një vend tjetër, nuk e di se si do të kishte përfunduar. Tani unë nuk jam shëruar tërësisht, por duke rifilluar punën time, një jetë normale më jep  adrenaline, e cila është një terapi e shtuar me atë mjekësore.

Stella, vajza juaj 4 vjeç e gjysmë …

Duke u bërë një baba në moshën e vjetër, siç ndodhi me mua, që  ishte një zgjedhje e dashurisë dhe jo një akt egoizmi: të kesh një partnere që është më e re se unë, më bën të mendoj se  Stella është ende në duar të sigurta pavarësisht shëndetit tim.

Por pavarësisht, unë luftoj për të parë se si rritet krijesa ime e dashur, që t’i vij në ndihmë dhe të jem pika e saj e referimit. Megjithëse kur më ndodhi kjo ne u munduam ta mbronin duke u  përpjekur që ajo të mos kuptonte, edhe pse fëmijët janë shumë inteligjentë. Unë akoma luaj me të dhe jam shumë i lumtur për mënyrën se si ai fëmijë sillet.

Nëse do të arrij t’i mbijetoj kësaj, do ta kaloj pjesën më të madhe të kohës time në lidhje me kërkimet shkencore mbi këtë sëmundje.

Kjo aventurë e keqe ju bën të ndiheni më pranë njerëzve?

“Unë shpesh kam pasur fat të mirë që të jem shumë i afërt me njerëzit: në moshën 40 vjeç kam pasur privilegjin të jem në gjendje të dhuroj palcën e eshtrave tek një person, duke shpëtuar jetën e tij. Dhe kur në tetor u gjeta në spital me kaq shumë pacientë, isha me fat dhe ndihesha i ngushëlluar nga dashuria e tyre, e cila më bën më të fortë

Share With:
Translate »
1548 Views