Irina Shayk plot stil në shëtitjet me të bijën

Irina Shayk komentohet si një nga nënat e veshura më mirë nga bota e të famshmëve. Pak ditë më parë ajo u shfaq në rrugët e New-York-ut duke shtyrë karrocën e bebit Lea.

Nuk është hera e parë që supermodelja ruse e shndërron një shëtitje jashtë sikur të ishte në pasarelë, por këtë radhë look-u i saj elegant kishte të bënte veçanërisht me aksesorët, si një kujtesë se sa rëndësi kanë detajet dhe aksesorët që mbajmë.

Kapela, çanta dhe këpucë e saj vërtetuan se munden të lartësojnë apo të prishin një veshje, sado të shtrenjta dhe të modës të jenë.

Veshja e fundit e Irina Shayk si një kujtesë se sa rëndësi

Irina Shayk dukej e thjeshtë me maskë si gjithë të tjerët, por tepër elegante. E veshur me një pardesy ngjyrë gri nga marka Lamarqye, një bodysuit të zi nga Aya Muse.

Kapelën me in prej pelushi e kishte zgjedhur nga Ruslan Baginskiy. Çantën ngjyrë bizele nga By Far, ndërsa pikë bonus mori edhe për çizmet nga Bottega Veneta.

A është veshje e shtrenjtë? Patjetër që po, por Irina vazhdon të bëjë zgjedhjet e duhura.

Veshja e fundit e Irina Shayk si një kujtesë se sa rëndësi

Veshja e fundit e Irina Shayk si një kujtesë se sa rëndësi

Modelja ruse është 35 vjeçe dhe ka një vajzë me emrin Lea.

Share With:
Translate »
347 Views