Vjen në jetë Ulfa! Ish-banori i “Big Brother” bëhet baba për herë të parë!

Ish-pjesëmarrësi i realityshow-t të famshëm në Shqipëri, Big Brother, Elsamed Senaj, është bërë baba për herë të parë.

Partnerja e tij Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin më të veçantë, Ulfa.

Megjithëse e vogla ka ardhur në jetë dje, Elsamedi dhe Klaudia kanë vendosur ta ndajnë sot me ndjekësit këtë lajm të bukur në rrjete sociale.

Madje, ish-banori ka publikuar edhe një foto të vajzës së porsalindur si dhe i ka hapur asaj një llogari në Instagram.

“Sapo Zoti na bekoj me Vajzen Tonë ” ULFA @ulfa_senaj Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh Faleminderit jeta ime @klaudia_the_director për këtë dhuratë kaq të bekuar,
23, 01, 2021 ” 21:00 ”
Si Baba i ri sapo kam marr ndjenjen me të bukur në jeten time, bekimin me të madh
Dhe syt e mi shikojnë tjeter bote ????”- ka shkruar ai.

 

 

Gjithashtu Klaudia ka ndarë një foto nga spitali me të voglën, në momentin e lindjes së saj.

“ULFA -Perjetesisht bashke fryma Ime ????Faleminderit ZOT ???? @eli_g_senaj @ulfa_senaj”

 

 

Më herët, çifti zbuloi në mënyrën më të bukur gjininë e bebushit që do të vijë në jetë, duke i treguar të gjithëve se do të bëhen me vajzë.

Share With:
Translate »
833 Views