Iris Luarasi humbet “mamanë” e dytë

Ditë zie për familjen e pedagoges së njohur Iris Luarasi.

Familja e Luarasit ka humbur një njeri të shtrenjtë të familjes, dhe bëhet fjalë për vjehrrën e saj. Lajmin e ka bërë vetë të ditur pedagogia, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në një foto të vjehrrës së ndjerë me nipërit, Luarasi shkruan: “Mamaja e Ennos dhe gjyshja e Noah dhe Ashli, një grua e mrekullueshme që donte fëmijët dhe muzikën, vdiq sot në spital për t’u bashkuar me dashurinë e jetës së saj, Babon”.

Share With:
Translate »
1656 Views