Irlanda miraton vendimin për vaksinimin e fëmijëve të moshave 5-11 vjeç

Irlanda ka miratuar vaksinimin për fëmijët e moshave 5-11 vjeç. Rreth 480,000 fëmijë të këtyre moshave në shkollat fillore të Republikës së Irlandës do të mund të fillojnë procesin e vaksinimit në Janar.

Irlanda më herët pati miratuar vaksinimin te fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç në muajin Gusht, ndërsa vendimi për uljen e moshës së lejuar për të bërë vaksinimin anti-Covid vjen pas rritjes së rasteve në mesin e fëmijëve.

Ditën e djeshme edhe Spanja miratoi vendimin për vaksinimin e fëmijëve të këtyre grupmoshave.

Share With:
Translate »
133 Views