Isabel Allende dhe fjalët e një nëne që i dha lamtumirën vajzës së saj të sëmurë

“Dëgjo Paula, do të të tregoj një histori, kështu që kur të zgjohesh nuk do ndihesh dhe aq e humbur”, kështu nis libri që Isabel Allende shkroi për vajzën e saj të vdekur e ku përshkruan me detaje transformimin e saj pas sëmundjes së vajzës.

Sëmundja e të bijës dhe muajt që i shërbeu e ndihmuan Isabel të reflekto për të shkuarën e saj. Brakstisjen e të atit, rritjen tek gjyshërit… dhe mbi të gjitha e bëri të shkruante librin për vajzën e saj. Një pasazh nga i cili gjendet më poshtë.

“Përgjithmonë… Çfarë do të thotë Paula? Kam humbur nocionin e kohës në këtë ndërtesë të bardhë ku mbretëron qetësia dhe nuk është kurrë natë. Kufijtë e realitetit janë bërë të paqartë, jeta është një labirinth me rrugë të deformuara dhe imazhe të përdredhura. Një muaj më parë, fiks në këtë orë, unë isha një grua tjetër. Isha në promovimin e librit të ri në Spanjë, e veshur me fustan vishnje, me gjerdan, me taka dhe buzëqeshje të sigurt. Dhe dukesha një shekull më e re se tani. Nuk e njoh më këtë grua, në katër javë dhimbja më ta transformuar”, shkruan Isabel.

“Këto faqe nuk kanë destinacion, sepse Paula nuk do mundet kurrë t`i lexojë”, shkruan ndër të tjera Allende.

Paula lindi në 1963-shin dhe ishte e bija e Isabel Allende-s dhe Michael Frias, burrit të parë të shkrimtares. Ishte e sapomartuar dhe e angazhuar në çështje sociale kur papritmas në 1991-shin zbuloi se vuante nga porfiria, një sëmundje e rrallë dhe e vështirë për t`u mundur. Ajo kaloi disa kohë e ulur pa mundur të lëvizte derisa humbi jetën në 6 dhjetor të 1992-shit dhe pranë kishte nënën e saj Isabel.

Share With:
Translate »
404 Views