Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të dytë, ja emri që i ka vendosur djalit
Çiftin e famshëm të “Big Brother-it”, Nedën dhe Ogrenin me shumë mundësi të gjithë ju e kujtoni. Ata mbeten ndër të paktat histori e cila vazhdoi edhe jashtë shtëpisë.
Prej 3 vitesh, ata janë prindër të vogëlushit Serzh. Por sot familjes së tyre i është shtuar edhe një djalë. Ka qenë vetë Neda e cila ka ndarë me ndjekësit në Instastory lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë dhe ka treguar edhe emrin që i ka vendosur vogëlushit.
Çifti ka vendosur që ta quajnë Zai të voglin e shtëpisë. Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushit!