Vajza lind pa një sy, mjekët ia “krijojnë” një të tillë nga yndyra e barkut të saj
Një vajzë është pacientja e parë në Britani të Madhe që të ketë një sy të ri të krijuar nga yndyra e saj në stomak.
M.H, tre vjeçe, nga Mansfield, Nottingham, ka lindur me microftalmi, ose sindrom të syrit të vogël,gjë që e ka lënë të verbër në një sy.
Mjekët e pajisën atë me një protezë kur fëmija ishte vetëm një vjeç.
Megjithëse operacioni katër-orësh për të përshtatur protezën gjatë moshës njëvjeaçre shte një sukses, vajza , e cila gjithmonë do të jetë pjesërisht i verbër, do të kërkojë një sy të ri të paktën çdo dy vjet ndërsa ajo vazhdon të rritet.
Nëna e sajpo mbledh fonde për trajtimet e ardhshme që do të sigurojnë që vajza të marrë kujdesin e duhur.