Ish-banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë

Një nga konkurrentet më të përfolura të “Big Brother Albania” ka sjellë në jetë ditën e djeshme një vajzë. Ndonëse pak kush kishte informacion që ajo ishte shtatzënë, tashmë Alma Alikaj mban engjëllin e saj në duar.

“Nëntë muaj duke të ëndërruar, duke të imagjinuar dhe tani ja ku je. Një krijesë kaq e vogël, por e aftë që të më mbushë me një dashuri të thellë. Nuk do ndaloj kurrë së falenderuari bija ime, që erdhe në jetën time. Dhe do falenderoj gjithmonë babain tënd që më dhuroi stolinë më të bukur në botë, ty. Ju dua!”, ka shkruar Alma në Facebook pak orë pas lindjes.

Alma Alikaj njihet si shkodrania e “Big Brother 4”, e cila menjëherë pas kësaj përvoje u lidh me një tjetër konkurrent, Xhimin. Ajo ishte asokohe nënë e një vajze, e tashmë ka sjellë në jetë një të dytë, nga lidhja me një italian.

Share With:
Translate »
2774 Views