Ish-bashkëshorti i bën Rudinës dhuratën e veçantë për ditëlindje

Ditën e djeshme aktorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 32-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat plot dashuri.

Rudina ruan një marrëdhënie shumë të mirë me ish-bashkëshortin, Aleksin edhe pas ndarjes së tyre. Dyshja e kanë kthyer dashurinë në miqësi, prandaj Aleksi nuk e ka harruar ditën e veçantë të moderatores.

Ai i ka dhuruar një bluzë të personalizuar dhe një case për telefon, me inicialet e emrit të saj “R.D”. Dhurata është pëlqyer shumë nga Rudina, e cila e ka publikuar në Instastory, duke etiketuar ish-bashkëshortin.

Share With:
Translate »
1062 Views