Shtatzënia i ka falur Sarës një kënaqësi që e ëndërrojnë të gjitha gocat dhe ajo s’mund ta fsheh dot këtë fakt!

Sara Hoxha është përfolur për një shtatzëni të mundshme edhe pse as ajo dhe as partneri i saj Ledri Vula nuk e kanë pohuar zyrtarisht.

Pak ditë më parë u bë e ditur se bukuroshja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël të një vajze. E ndërsa të gjithë presim që Sara të publikojë një foto të barkut të rrumbullaksour, fashionista duket se do të na lodhë pak me pritjen.

Disa ditë më parë Sara na tregoi një nga pasojat që i ka shkaktuar shtatzënia, që është uria,

Teksa pozonte e ulur në një restorant, Sara shkruante:

“’Ku është ushqimi’, është gjëja e vetme që po mendoja! #hangry”

Madje, asaj iu desh të sqaronte edhe kontekstin në të cilin e përdori: “Hangry”, pra, do të thotë i irrituar nga uria e tepërt! Pra, nuk është uri e thjeshtë, por uri shtatzënie.

 

Dhe këtë gjë Sara vijon të na e vërtetoi, duke postuar në Instastory vetëm ushqime, që kanë zënë tashmë vendin e fotove të saj.

Prej ditësh na ka rënë në sy uria e fashionistes, dhe nëse do na tregonte edhe pak më shumë se çfarë ushqimesh i pëlqejnë, neve duke përdorur formulat alla shqiptarçe, do i gjenim edhe gjininë.

Si duket shtatzënia e ka bërë të ketë një uri të paparë dhe këtë nuk nguron ta ndajë dhe me ndjekësit.

Si duket Ledri dhe Sara do na sjellin një bebush mjaft të shëndetshëm dhe ne mezi po presim.

Për çfarë të ketë më shumë neps mami Sara?

P.S Të ngrënit dhe të mos shtuarit në peshë është ëndërra e çdo vajze, me siguri edhe e Sarës, dhe kush e di sa mirë ndihet që tani nuk ka përse të merakoset për këtë pjesë.

Share With:



3972 Views