Ish-bashkëshortja është shtatzënë me të dashurin e ri, ja reagimi i yllit të Hollywood

Aktorja e famshme Jenna Dewan njoftoi se është në pritje të një fëmije më të dashurin e saj Steve Kazee.

Nëse po mendoni se ish-bashkëshorti i saj Channing Tatum e priti keq lajmin, e keni gabim.

Duket se më i emocionuari për lajmin ishte pikërisht ai.

Sipas burimeve për mediat rozë, ylli i Hollywood u lumturua shumë për pritjen e ëmbël të Dewan.

Madje ai nuk e mori  vesh lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale. Ishte pikërisht aktorja që u sigurua që Channing ta merrte vesh përpara se ta bënte publike.

“Ai është i lumtur për të dhe ishte shumë mbështetës,”-shtoi burimi.

Dewan njoftoi lajmin më 24 shtator në një prononcim për People.

“Ne jemi shumë më të kënaqur që familja jonë po zgjerohet,”-tha aktorja.

Ndërsa nuk dihet ende gjinia e foshnjës, vajza 6-vjeçare e saj Everly Tatum duket po ashtu e lumtur që do bëhet me vëlla ose motër.

Everly është fëmija i vetëm i ish-çiftit të famshëm. Ndërsa foshnja që do vijë në jetë është fëmija i parë i aktores me të dashurin e ri.

Share With:
Translate »
345 Views