Ish- finalistja e “Big Brother” publikon foton e vajzës, detaji do t’ju emocionojë

Jona Kalemaj, ish-banore e ‘Big Brother 7’, me gjithë vështirësitë që kishte kaluar në jetë, me vdekjen e babait dhe të dashurit, fitoi dashurinë e publikut dhe arriti të shkojë deri në finale. Megjithatë çdo dhimbje Jona arriti ta kthejë në forcë dhe vendosi të ecte përpara duke krijuar familjen e saj. Tashmë ajo është nënë e dy vajzave të mrekullueshme. Vajza e vogël, Santa, është rritur mjaftueshëm dhe është bërë një vajzë shumë e bukur. Jona nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ajo ka marrë sytë e të atit të saj. ‘Vërtet nuk e njohe gjyshi Netin, po ai të ka dhuruar sytë e tij’, ka shkruar Jona në foton e vajzës së saj.

Share With:
Translate »
766 Views