Takimi i parë i Andrrës me vjehrrën, Sinani: Ka qenë skandal

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha ishte i ftuari i kësaj fundjave në emisionin investigative, “Boom” me Fiori Dardhën dhe Rozana Radin.

I pyetur nga dy moderatoret, Sinani foli për fillimet e karrierës dhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Andrra Destani.

Në bisedë e sipër, Sinani tregoi edhe takimin e parë mes mamasë së tij dhe Andrrës, takim i cili për këngëtarin nuk ka qenë dhe aq i mirë.

“Takimi i parë ka qenë skandal”, – tregoi Sinani duke qeshur. “Mamaja ime mezi e priste, ç’të të them!? Takimi i parë, sapo hyn kjo [Andrra] mamaja ime fillon të qajë dhe merr e i puth dorën. Mua komplet më ra tavani sipër kokës. Mamaja ime t’i puthte dorën Andrrës? E mora shumë keq, nuk e di. Edhe sot e kësaj dite mamaja ime bëhet palë me Andrrën, ‘Ej!’, – thotë. ‘Ka lënë Gjermaninë ka ardhur në Tiranë për ty’”.

Intervistën e plotë të Sinanit e gjeni mëposhtë.

 

Share With:
Translate »
1089 Views