‘Ish-Spice Girl’ kthehet të jetojë me nënën pasi martesa abuzive e la ‘të pafuqishme’
Melanie Brown e njohur ndryshe si ‘Mel B’, fitonte miliona dikur kur këndonte me grupin britanik të vajzave Spice Girls, por thotë se disa vjet më parë pas largimit nga një martesë abuzive, mbeti thuajse pa asgjë.
Ajo u largua nga Kalifornia, për t’u kthyer në shtëpinë e nënës së saj në Leeds në veri të Anglisë.
48 vjeçarja thotë se megjithëse grupi i dikurshëm ishte për “fuqizimin e vajzave”, ajo kishte mbetur “e pafuqishme” prej situatës që kaloi.
Brown shton se tashmë ka arritur të blejë sërish një shtëpi të sajën edhe pse nuk mendonte se do t’ia arrinte kurre.
Vendimi për rikthimin në Britani erdhi bashkë me atë të ribashkimit të grupit Spice Girls për një turne në stadiume në vitin 2019.
Megjithëse koncertet kishin fitim, Brown thotë se fitimet e saj i shpenzonte në fatura ligjore dhe pagesa për ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, për të cilin thotë se ishte abuziv.
Brown tha për BBC: “Nuk ishte vetëm abuzimi emocional dhe fizik por dhe ai financiar. Unë nuk e dija sa para kisha dhe u detyrova të kthehem për të jetuar me nënën. Ajo u gëzua që më në fund u ndava prej tij por unë kisha humbur besimin te njerëzit dhe te vetvetja”.
Belafonte, producent filmash, mohon pretendimet ndaj tij.
Dyshja arriti një marrëveshje private ndarjeje në 2017, dhe finalizuan divorcin një vit më vonë.
Si pjesë e marrëveshjes Brown duhet të paguante Belafonte shumën e plotë $350,000, plus $5,000 në muaj për shpenzimet e bijës së tyre Madison.
Ajo thotë tashmë se kërkon të ndërgjegjësojë gra të tjera për atë që ka kaluar.
Ajo është fejuar tashmë me të dashurin Rory McPhee prej vitit 2022, dhe kanë në plan të martohen në Londër.//BBC