Kur vjen puna për të takuar fëmijët, Brad Pitt ndjek një rregull që përfshin të dashurën e tij

Angelina Jolie i ka vendosur Brad Pitt një rregull specifik për kujdestarinë e fëmijëve, duke i kërkuar që të mos i takojë asnjëherë ata në prani të partneres së tij të re, Ines de Ramon. Burime të afërta pranë aktores e konfirmuan këtë lajm para pak ditësh dhe tashmë mediat i janë vënë pas Pitt për të vërtetuar nëse po e zbaton rregullin.

Kur vjen puna për të takuar fëmijët, Brad Pitt ndjek

The Sun ka publikuar disa foto nga vizita e fundit që fëmijët e aktorit bënë në shtëpinë e tij, por para saj ata vunë re largimin e së dashurës së Pitt, rreth 15 minuta më herët sesa ardhja e fëmijëve. Burime për median e njohur kanë zbuluar se fëmijët që e vizitojnë Brad rregullisht janë dy më të rinjtë dhe kjo rutinë e çiftit është e përhershme.

Kur vjen puna për të takuar fëmijët, Brad Pitt ndjek

Kur vjen puna për të takuar fëmijët, Brad Pitt ndjek

Duke marrë parasysh betejën e gjatë ligjore që Brad ka pasur me Jolie, sidomos për kujdestarinë e fëmijëve, përpjekjet e tij për të qëndruar brenda rregullave bëjnë sens, pasi kjo është mundësia e fundit dhe e vetme që mund të ketë për të pasur kontakt me fëmijët.

Kur vjen puna për të takuar fëmijët, Brad Pitt ndjek

GETTY

Për ata që nuk e dinë, Jolie dhe Pitt kanë 6 fëmijë në total, nga të cilët disa prej tyre janë të adoptuar. Të gjithë fëmijët janë shumë të afërt me aktoren, ndërsa me Brad, vetëm më të vegjëlit kanë kontakt.

Share With:
Translate »
39 Views