Ish-ushtaraku hero shpëton beben që varej nga kati i katërt i pallatit

Një burrë mori titullin ‘hero’ pasi kapi një fëmijë që po binte nga parvazi i një pallati në Kinën lindore.

Incidenti në provincën Shandong, gati u kthye në tragjedi pasi një djalë dy vjec e gjysmë po rrëzohej nga kati i katërt i një ndërtese apartamentesh.

Për fat të mirë, një ish-ushtarak qëlloi në zonë dhe shmangi një rast të rëndë duke e kapur fëmijën që po qëndronte i varur.

Ish-ushtaraku u identifikua si Liu Yangming dhe dëgjoi një zhurmë jashtë banesës së tij. Menjëherë pas kësaj doli jashtë dhe shkoi për ta shpëtuar. Është e paqartë nëse kujdestarët e fëmijës ishin në banesë kur ndodhi incidenti.

Share With:
Translate »
666 Views