‘Isha 6 muajshe shtatzënë kur zbulova që burri ishte i martuar…’ (video)

Në emisionin “Historia Ime” këtë të hënë, një grua 38-vjeçare tregoi historinë e rëndë se si pas vuajtjesh të gjata arriti të shpëtonte nga dhuna e bashkëjetuesit të saj alkoolist dhe përdorues droge. Ajo ka një vajzë 3 vjeç e gjysmë.

Kur ishte 6 muajshe shtatzënë zbuloi se babai i fëmijës që do të vinte në jetë ishte i celebruar me një grua tjetër. Ndonëse e zbuloi këtë, për shkak të opinionit ajo vendosi të mos ndahej.

38-vjeçarja ishte njohur me partnerin në një prej autobusëve të linjës në Tiranë dhe vendosi të bashkëjetonte vetëm 2 ditë më vonë.

“Është pak shpejt, por edhe njerëzit po më thonin që ajo ngeli në derë për moshën që ka dhe unë…”

“Ai nuk më ka treguar, e kam zbuluar vetë, pas 6 muajsh, kur ngela shtatzënë, i thoja hajde bëjmë celebrim, ai thoshte do vij, do e bëjmë, jo jam në punë etj. Mirëpo gruaja e dytë nuk e ka hequr celebrimin, ai thotë jo nuk jam me celebrim dhe unë shkova të interesohem. Dokumente nuk mbante, asnjë lloj dokumente dhe dyshova. Shkova në gjendje civile në Kamzë dhe i thashë mund të interesohem, po tha. Kush jeni ju? I thashë jam nusja e filanit. Si je nusja më tha, ai e ka bashkëshorten, është me celebrim. Unë ngela. Isha 6 muajshe shtatzënë… unë i thashë jam nusja. Në asnjë mënyra tha, ç’janë këto gjëra…”

Share With:
Translate »
315 Views