Ishte duke luajtur, vogëlushes i ngec koka tek hekurat

Një ngjarje e frikshme ka qenë ajo për nënën e një vogëlusheje kur ka parë se koka e vajzës së saj kishte ngecur mes hekurave. 2-vjeçarja ka qenë duke luajtur pranë një stacion autobusi, por në një moment ajo ka futur kokën e saj tek hekurat ku dhe i ka ngecur.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, në qytetin Zunyi. Nëna dhe gjyshja e vogëlushes edhe pse kanë bërë disa përpjekje për ta nxjerrë kokën e saj nuk ja kanë dalë mbanë. Ato kanë njoftuar ekipet e shpëtimit të zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e kokës së vogëlushes.

Ata kanë prerë me sharrë hekurat ku kishte ngecur 2- vjeçarja. Fatmirësisht ajo nuk pësoi asnjë lëndim.

Share With:
Translate »
706 Views