“Ishte idhulli im”/ Herioni flet për të atin që s’jeton më: Një burrë shumë i fortë…

Në një intervistë për “Se Luan Topi’, aktori Herion Mustafaraj kujtoi babanë e tij, të cilin e konsideron idhull.

Ai thotë se ia ka ndjerë mungesën gjithmonë, pasi prindërit e tij u ndanë kur ai ishte një vjeç e gjysmë.

“Babai im ishte idhull, ai nuk jeton më, ishte një burrë shumë i fuqishëm. Ka qenë inxhinier minierash, kishte qejf edhe peshkimin dhe rriste bletë. Ishte detajist, lexonte shumë libra. Ai ka pasur një motor, dhe kur ndjeja zhurmën e motorit të tij në shkollë, dilja me vrap nga klasa që ta takoja. Ditë për ditë në veshin tim, ishte kur do vijë babi“, u shpreh ai.

Aktori, që të gjithë e njohim për rolin te “Beni ecën vetë”, rrëfeu periudhën e vështirë që ka përjetuar pas divorcit të prindërve. “Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte”, kujton ai, ndërsa tregon se më pas prindërit e tij u kurorëzuan me partnerët e tyre dhe ai u mësua të kishte dy nëna dhe dy baballarë.

Share With:
Translate »
57 Views