Ishte me rrufë e kollë, kopshti fut në izolim 4-vjeçarin. Nëna: Pësoi hipotermi, e gjeta duke u dridhur dhe lotuar

Një grua në Britani deklaroi se djali i saj 4-vjeçar pësoi hipotermi pasi shkolla e vendosi në izolim. Mamaja e përshkroi objektin ku ndodhej Mason si një “hangar”. Chloe Wilby tha se e dërgoi fëmijën në shkollë me një virozë të lehtë që i kishte shkaktuar pak rrufë e kollë.

Me ndjekjen e protokollit të Covid, shkolla e la djalin në një “klasë të jashtme” derisa të vinte dikush për ta marrë pasi shfaqte simptoma të virusit. Chloe u njoftua për të marrë Mason, por iu desh pak kohë për të mbërritur për shkak të transportit publik.

Kur arriti, Mason nuk mundej të fliste, dridhej tmerrësisht dhe duart i kishte flakë të kuqe sa iu desh t’ia ngrohte duke i futur poshtë bluzes së saj. Sytë i lotonin, hundët i rridhnin dhe shkolla e kishte lënë ta hante drekën jashtë, në të ftohtë. Sipas konstatimit të doktorit, djali kishte pësuar hipotermi.

Pas gjendjes së krijuar, drejtori i shkollës tha se klasa e jashtme nuk do të përdoret më. Në vend të saj do të përdoret një dhomë ngjitur me ndërtesën e shkollës dhe nxënësit do të shoqërohen nga një anëtar i stafit.

Share With:
Translate »
205 Views