Këtë fundvit disa njerëz do kenë fatin të flenë në vilën ku u luajt ‘Home Alone’

Një listë e re e publikuar së fundmi në Airbnb do t’i japë mundësi një grupi fansash të qëndrojnë një natë në shtëpinë ku është xhiruar filmi simbol i festave të fundvitit “Home Alone” (Kevin, i vetëm në shtëpi).

Shtëpia është shtuar në listën e Airbnb nga aktori që luan rolin e vëllait të Kevin McCallister. Fansat do të kenë mundësi të rezervojnë natën e 12 dhjetorit 2021 për të qëndruar në shtëpinë me vendndodhje në Çikago vetëm, ose në grup. Rezervimi do të hapet zyrtarisht më 7 dhjetor dhe do të fitojë personi që do të mund të klikojë i pari.

Këtë fundvit disa njerëz do kenë fatin të flenë

Fituesi apo fituesit me fat gjithashtu do të luajnë me një set LEGO me temë “Home Alone” dhe të paratë e pagara për qiranë e tyre do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve “La Rabida” të Çikagos.

“Home Alone”, filmi i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1990, prezanton historinë e Kevin, një djalë i vogël i cili pasi mbetet vetëm në shtëpi për Krishtlindje përpiqet të mbrojë shtëpinë e tij kundër dy hajdutëve. Pjesa më e madhe e filmit është xhiruar në shtëpinë e familjes McCallister, ç’ka e bën atë një vend vërtet ikonik.

Këtë fundvit disa njerëz do kenë fatin të flenë

Share With:
Translate »
174 Views