‘Ishte Pippo Baudo që vraponte drejt meje’, Olen Çezari tregon për fëmijët ngjarjen që ‘shënoi’ të ardhmen e tij

Mund të numëroj pa fund histori që më kanë ndodhur…” – tha sonte Olen Çezari, violinist i famshëm shqiptar, karriera e të cilit ka shëtitur pothuaj të gjithë botën. Ama njërën mund ta veçojë, madje mund ta cilësojë si një prej atyre historive që shënuan të ardhmen e tij si violinist.

Mund t’ju tregoj një histori gallatë. Ime më më kishte lënë porosi t’I çoja një violin dikujt. Ma dha adresën, u nisa drejt saj. Kur mbërrita, u mahnita nga ajo studio gjigante. Ana Maria e kishte emrin vajza së cilës duhet t’i dorëzoja violinën. Ishte në një orkestër ku ishte edhe babai i Giorgia-s. Kur e çova, thashë ‘a mund të provoj t’i bie violinës?’ dhe nisa t’i bija… Pas pak, pashë dikë që po vraponte drejt meje. Ishte Pippo Baudo….”

Atë që ndodhi pas kësaj, e vijoi Alketa: “Pippo Baudo ishte ai që mori në telefon mamanë tënde dhe i tha se ky djalë nuk do të kthehet më në Shqipëri…”

Kështu, për Olenin dhe për fatin e tij të mëvonshëm, kjo ishte një ngjarje mjaft domethënëse. Pas kësaj, të gjithë nisën të kuptonin se një gjeni shqiptar mund të konkurronte këdo me talentin e tij.

Share With:
Translate »
230 Views