Ishte prezente në festen e organizuar për yjet e “Hollywood”/ Vazja e Ben Affleck dhe Jennifer Garner rrëmben vëmendjen e të gjithëve
Vajza e Jennifer Garner dhe Ben Affleck, Violet, është duke tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithëve dhe kjo për shkak të ngjashmërisë që ajo ka me nënën e saj.

Fansat e ‘mahnitur’ janë shprehur se Violet është njësoj si nëna e saj, me tipare shumë të ngjashme të fytyrës, si dhe flokë me të njëjtën ngjyrë.

Fotot e fundit të 17-vjeçares, e cila ishte e ftuar në festën që u organizua për emrat e njohur të Hollywood-it si Justin Bieber, Emily Ratajkoëski, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, e tregojnë më së miri këtë.
Aktorja vendosi të merrte dhe Violet ,në festë dhe fansat e çiftit vunë re se sashumë ishte rritur ajo, madje 17-vjeçarja ishte pothuajse aq e gjatë sa Ben kur mbërritën në festë.

Violet është fëmija i parë nga tre vëllezërit e motrat, të tjerët janë Seraphina (14 vjeç) dhe Samuel (11vjeç). Ajo ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët në vitet e adoleshencës dhe duket se nuk është përdoruese e rrjeteve sociale.
