Ishte shatzënë, 27-vjeçarja vdes nga pickimi i gjarpërit
Një 3-vjeçar ka mbetur jetim, pasi që nëna e tij e cila ishte shtatzënë u kafshua dhe vdiq nga helmi i gjarprit, shkruan Daily Mail.
Sanita Martin ishte shtatzënë në javën e 31-të, kur u kafshua nga gjarpri në oborrin e shtëpisë së saj në Meekatharra, të hënën në mbrëmje.
27-vjeçarja arriti që t’i lajmëronte të afërmit menjëherë, mirëpo, kafshimi doli të jetë fatal pasi që ja mori jetën pak minuta më pas.
Martin po jetonte në një shtëpi me nënën e saj në momentin kur e kafshoi gjarpri.Ajo ka lënë prapa një djalë trevjeçar, i cili tashmë është zhvendosur në Meekatharra për të qëndruar me të afërmit.