Itali/ U mori jetën 3 vajzave të saj në 2014-n, çfarë ka ndodhur sot me nënën shqiptare?
Mediat italiane kanë risjellë në vëmendje historinë e marsit të vitit 2014, kur një nënë shqiptare në Itali ka th erur tre vajzat e saj.
Sipas tyre gruaja me origjinë shqiptare, Edlira Copa ka përfunduar trajtimin rehabilitues në ish-spitalin psikiatrik të Castiglione që prej 1 Qershorit të këtij viti dhe tani ndodhet në një qendër në një krahinë afër Leccos.
Kanë kaluar pak më shumë se pesë vjet që nga mbrëmja e 8 marsit kur Edlira Copa the rri tre vajzat e saj Simonën 13 vjeçe, Keisin 10 vjeçe dhe 3 vjeçaren Sindi, për të tentuar më pas vetv rasjes duke u hedhur nga shkallët.
42-vjeçarja Copa asokohe u shpall e paaftë për të kuptuar dhe dëshmuar për shkak të probleme të shëndetit mendor dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të gjykohej për vrasjen e trefishtë të vajzave të saj.
“Vajzat e mia nuk janë më. Ku janë, janë nisur? Janë në Shqipëri? Jo, i kam vr arë unë.”
Këto kanë qenë fjalët e para të saj pas ngjarjes së tme rrshme. Më pas në marrjen e parë në pyetje nga policia, ndërkohë që ishte e shtruar në reaminacion 42-vjeçarja shqiptare thoshte se në Itali kishte mafioz.
“E bëra që të ndaloja që vajzat e mia të kishin një fund të keq”,shprehej Copa.
Ajo sapo ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin nga problemet ekonomike.
Një logjikë absurde dhe e çmendur u përcaktua asokohe nga prokurori i çështjes. Këto fjalë dhe veprimet e saj diktuan që Edlira Copa vuante nga probleme mendore serioze.