Itali, vogëlushja shqiptare vritet nga qentë pitbull në duart e gjyshit të saj

Ajo ishte vetëm në shtëpi me gjyshin e saj, teksa doli në kopshtin e vogël dhe të shtruar për të luajtur me qentë, kur kafshët e sulmuan duke e vrarë.
Ngjarja ka ndodhur në Flero, në krahinën e Brescia në Itali, ku vajza e vogël me baba shqiptar e nënë italiane, ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes së djeshme (17 shtator). Vajza pak më shumë se 1 vjeçe, u sulmua nga dy qen të llojit pitbull. Përpjekja e gjyshit të saj 63 vjeçar, i cili u dëmtua gjithashtu nga kafshimet, ishte e pasuksesshme, pasi vogëlushja vdiq nga lëndimet në kokë, shkruan “La Republica”.
Nëna 22-vjeçare e vajzës nuk ishte në shtëpi, ndërsa babai, me origjinë shqiptare, punonte në Gjermani, ku shkoi pas humbjes së punës në Itali. Kur karabinierët mbërritën në vilën e shkëputur, atyre ju deshëm të godisnin dy qentë që i pengonin të hynin.
Gjyshi i vajzës u shtrua në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Babai i vajzës ishte ai që mund të trajtonte (zbuste) dy qentë”, thanë fqinjët.
Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi tërbimin e kafshëve.
Prokuroria e Breshias (Brescia) hapi një hetim për vrasjen me zëvendësprokurorin Roberta Panico, e cila po shqyrton pozicionin e gjyshit për mungesën e kujdestarisë së fëmijës.

Share With:
Translate »
1324 Views