Italia regjistron fëmijën e parë me dy mbiemra dhe ai është shqiptar

Vendimi historik i Gjykatës Kushtetuese Italiane për mbiemrin e dyfishtë është botuar në Fletoren Zyrtare më 1 qershor. 

Certifikata e parë e lindjes e regjistruar në regjistrin e Modenës me mbiemër të dyfishtë, bazuar në kuadrin e ri rregullator të përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është ajo e një fëmije me origjinë kalabreze të lindur më 31 maj.

Prindërit e djalit të lindur më 31 maj vendosën të ruanin mbiemrin e babait, një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, ndjekur nga ai i nënës, një nëntëmbëdhjetë vjeçare nga Kalabria. I porsalinduri do të trashëgojë vendbanimin e nënës në Kalabri.

Më pas fëmija do të regjistrohet si banor në komunën kalabreze të vendbanimit të nënës.

Share With:
Translate »
42 Views