Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton i dalin në mbrojtje Maila Obamës

Lajmi i puthjes në publik i vajzës së ish-Presidentit Obama ka ngritur në këmbë “opinionin” në të gjithë botë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë gjykuar këtë veprim të sajin, sikur edhe ajo të mos ishte njeri i thjeshtë sikurse ata.

Ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë dal në krahë Mailës dhe duke fajësuar mediat për publikimin e këtyre fotove.

Përmes një postimi në “Twitter”, Ivanka Trump ka thënë që vajzës së ish- Presidentit duhet t’i jepet privatësi, kjo pasi 19- vjeçarja është kapur nga paparacët duke u puthur me një djalë.

Ivanka ka thënë që Malia Obama meriton të ketë ‘jetën e saj private’’

Përveç saj, ka reaguar edhe Chelsea Clinton, vajza e ish-presidentit Bill Clinton, e cila kritikoi mediat për raportimin në lidhje me këtë çështje.

“Malia Obamës duhet t’i lejohet i njëjti intimitet si moshatarëve të saj.”: ishte mesazhi thelbësor i Ivankas dhe Chelseas.

 

“Jeta private e Malia Obamës, si një vajzë e re, një studente kolegji, një qytetare private, nuk duhet të jetë “karrem i klikimit”. Bëhuni më të mirë”: shkroi Clinton në “Twitter”.

Reagime të ngjashme nga familjet e presidentëve dhe ish-presidentëve kemi parë edhe më herët, edhe ato të ngjashme me çështjen e privatësisë.

Share With:
Translate »
2436 Views